Interi përmbys Pescarën, dy gola në 15 minuta nga Icardi

Interi ka arritur të koleksionojë 3 pikët e para për këtë sezon, duke mundur në transfertë 1-2 Peskarën. Ishin vendasit të cilët shënuan në fillim me Zhan-Kristof Baebek në minutën e 63. Më pas do të vinte përmbysja e madhe me dy golat e Icardit, njëri prej të cilëve u shënua në kohën shtesë. Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj, I cili aktivizohet me Pescarën, zhvilloi një ndeshje të mirë, madje rrezikoi edhe portën e Handanoviç me një gjuajtje në kufijtë e zonës, në minutën e 53. Ndërkohë shqiptari tjetër, i cili është huazuar nga Interi te Pescara, Rey Manaj, u la në stol nga trajneri Massimo Odo. Ndeshjen tjetër zikaltrit do të presin Juventusin në shtëpi në derbyn e Italisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet