Itali, Serie A, fundjava vjen me ‘përplasjet’ më të forta në fushën e blertë

Futbolli italian i ka rezervuar sportdashësve këtë fundjave tre supersfida të forta Napoli – Roma të shtunën në orën 20:45, Lazio – Juventus të shtunën në orën 18:00 dhe Milan – Inter të dielën në orën 20:45. Mbrëmjen e të shtunës, Napoli do të kërkojë të mbajë kreun e Serie A, kurse Roma kërkon fitoren për një vend në Champions League, duke pritur ndaljen e mundshme të Lazio ose Inter. Ky i fundit do të përballet të dielën me Milan, i cili kërkon një vend në Champions League ashtu si Inter dhe Lazio. Në përballjen Lazio – Juventus, ekipi bardhezi kërkon të marrë kreun e Serie A.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet