Itali, hetime: sot autopsia e kapitenit të Fiorentinës

Kapiteni i skuadrës së futbollit Fiorentina, Davide Astori do t’i nënshtrohet autopsisë pas dyshimeve të prokurorisë së Udines për vrasje me qëllim. Davide Astori, u gjet i pajetë në dhomën e hotelit, ku skuadra e tij ishte grumbulluar në pritje të ndeshjes Udine-Fiorentina. Sipas mjekut ligjor, 31 vjeçari ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak. Ceremonia mortore e futbollistit Italian do zhvillohet të enjten në katedralen Santa Croce në Firenze. Kryetari i Bashkisë së Firenzes ka shpallur të enjten “Ditë zie” për qytetin. Dy klubet Fiorentina dhe Cagliari kanë tërhequr numrin 13 që mbante Astori. Klubi i Fiorentinës ka informuar se ka vendosur të rinovojë kontratën e Astorit për 4 vite të tjera, shumë që do të vihet në dispozicion të bashkëshortes dhe vajzës së tij 2 vjeçare. UEFA njoftoi se nga sot deri të enjten në të gjitha fushat e Champions dhe Europa Legaue do të mbahet një minutë heshtje në nderim të kapitenit të Fiorentinës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet