Italia, De Biasi: ''Unë tek Italia? Do ishte një nder. Ranieri si një poezi''

Tekniku i Shqiperisë: ''Zenga ka thënë se do jem teknik i Italisë pas Conte? Uroj të mos ndodhi si në politikë, kur një emër del në skenë para kohe, pastaj digjet''

Gianni De Basi lë deren hapur për teknik i Italisë pas Conte. Për Mediaset tekniku aktual i Shqipërisë flet për një mundësi kandidimi si trajner i Italisë pas Conte: ''Zenga ka thënë që do jem tekniku i ri i Kombëtares Italiane? Uroj të mos jetë si në politike, kur një emër del para kohe në skenë, pastaj digjet. Do ishte një nder, kush nuk do dëshironte të ishte trajner i Italisë katër herë kampione të botës? Por tani jam i përqëndruar tek Europiani me Shqipërinë time, pastaj...''.De Biasi pastaj flet për arritjen e Ranierit me Leicester, për disa arsye i ngjashëm me kualifikimin e Shqipërisë në Europianin e ardhshëm në Francë: ''Ranieri? Është një mik: kemi luajtuar sëbashku tek Palermo, flasim çdo javë e kam ndjekur ecurine me Leicester si tifozi i parë. Të fitosh siç bëri Ranieri, në kampionatin që për mua është ''Kampionati më i fortë', duke luajtur një futboll të mirë, të organizuar, tërheqës dhe rezultativ është thjeshtë një poezi. Një shembull i vlerave njerëzore, të karakterit e teknike: e bukura e futbollit. Të krahasosh Leicesterin me kualifikimin e Shqipërisë? Po, mundet: kur arrin të krijosh empati me lojtarët e tu mund të bësh gjëra të mëdha''.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet