Izraeli fiton medaljen e artë në xhudo. Nuk lejohet ngritja e flamurit dhe himni kombëtar izraelit

Fitimi i një medaljeje të artë, është zakonisht moment i pakrahasueshëm. Por nuk është kështu për xhudistin izraelit Tal Flicker, ku edhe pasi hipi në podiumin e nderit në Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe si kampion në peshën gjysmë trupore, drejtuesit nuk transmetuan himnin kombëtar izraelit për vendin e parë, por himin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudizmit. Në vend të flamurit kombëtar izraelit, në vendin e nderit u ngrit flamuri me logon ne FNXH. “Është e çuditshme. Izraeli është vendi im dhe unë jam krenar që vi nga Izraeli”, ka thënë Flicker për mediat ndërkombëtare.

“Unë kam kënduar Hativah, sepse nuk di him tjetër. Ky është himni i vendit tim”. Edhe pse i mërzitur ai e ka parandjerë se diçka do të ndodhte, pasi EBA nuk ka marrëdhënie diplomatike me izraelin dhe ku pjesa më e madhe e vendeve arabe nuk e njohin si shtet. “Nuk ka moment më të lumtur se fitorja. Ky është momenti kur ndihesh krenar për veten, familjen dhe vendin nga vjen. Me apo pa flamurin kombëtar, unë do të përballem me të gjithë kundërshtarët e tjerë. Do të bëj të pamundurën që në Abu Dhabi të zemë vendin e nderit. Të gjithë e dinë se nga vijmë dhe cilin vend përfaqësojmë. Jam shumë i lumtur që vi nga Izraeli”.

Ai dhe 11 bashkëkombas të tij, janë detyruar që të veshin uniformën e zakonshme të xhudos pa asnjë identifikim apo simbol të vendit nga vijnë. Edhe në mëngjez herët, xhudistja Gili Cohen, fituese e medaljes së bronxit për femra, është ngjitur në podiumin e nderit nga ku sërisht flamuri me logon e Federatës Ndërkombëtare të Xhudës është ngritur larg në vend të flamurit kombëtar të izraelit. “Jo him kombëtar apo flamur për izraelin,. Një fatkeqsi për shpirtin e sportit. Është e pamoralshme nga të gjithë”, ka shkruar në rrjetin social Facebook, zëdhënësi i ministrisë së jashtme izraelite, Emmanuel Nahashon në faqen e ambasadës izraelite në SHBA. Ambasada e EBAsë në Londër nuk ka dhënë asnjë përgjigje në lidhje me ngjarjen në fjalë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet