Junajtid këshillon tifozët: mos vishni simbolet e klubit në transfertën e Holandës

Klubi i Mancesterit ka ndaluar tifozët të veshin fanellat e ekipit të tyre gjatë transfertës në Holandë. Kjo pasi mund të lindin pëprlasje të dhunshme me tifozët e Feynord, si ato të vitit 2015 në Romë. Paralajmërimi është bërë nëpërmjet një letre të publikuar në ‘Mancester evening news’. Në letër këshillohet që tifozët e junajtid të qëndrojnë në grup, gjithmonë të shoqëruar nga policia dhe të evitojnë çdo provokim të mundshëm. Drejt Holandës do ët udhëtojnë rreth 400 tifozë të Mancesterit, të cilët do të ndjekin ndeshjet në tribunën e stadiumit. Tifozët e Feynord njihen për agresivitetin e tyre, pas dëmeve të shkaktuar në 2015ën në Romë, ku dëmtuan shatërvanin ‘Baraccia’ dhe sheshin ‘Spagna’.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet