Juventus-Inter do të luhet me dyer të mbyllura. Koronavirusi detyron edhe pesë ndeshje të tjera të luhen pa asnjë tifoz

“Ndeshja mjes Juventusit dhe Interit të djelën në mbrëmje, si dhe pesë ndeshjet e tjera të kësaj fundjave, janë programuar të luhen të gjitha me dyer të mbyllura për shkak të situatës së koronavirusit, duke mos patur asnjë tifoz në shkallët e stadiumeve”. Gjithçka konfirmohet zyrtarisht nga zyra e ligës së futbollit italian të serisë A. Sfidat e tjera të cilat do të luhen pa asnjë tifoz në stadium janë Udineze-Fiorentina, Milan-Genova, Parma-Spal dhe Sassuolo-Brescia.

Asnjë publik madje edhe për ceremoninë e garave të vrapimit, pa fëmijë në staduim si dhe një numur shumë i paktë punonjësish. Liga e serisë A, u ka dërguar ftesë shoqërive të interesuara për ndeshjet me dyer të mbyllura duke kërkuar marrjen e masave për zhvillimin e garave gjatë kësaj kohe.

Nuk do të ketë tifozë në brendësi të stadiumeve, staf të kufizuar teknik, drejtuesit dhe zyrtarët e garave, inspektorët e shërbimit, të dërguarit e ligës, mjekët anti-doping si dhe përfaqësuesit e komisionit të përgjitshëm anti-doping, do të jenë të pranishëm në zona të veçanta.

Ndërsa për gazetarët, janë vendosur dhoma për operatorët e televizioneve dhe reporterët e transmetuesve për të drejat e transmetimit live, një fotograf dhe një menaxher për median dhe operatorin e informacionit i autorizuar për ndeshjen. E ndaluar rreptësisht, asnjë intervistë në zonën e krijuar për t’u ruajtur nga koronavirus.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet