Juventusi futet në karantinë. Edhe Chamipons League në përgatitje

Furia e epidemisë së koronavirusit e cila ka izoluar Italinë dhe po ve në gjunjë thuajse Europën, ka bërë që gati 3 mijë tifozë në Paris të Saint-Germain, të dalin jashtë çdo parashikimi për t’i dalë në mbështetje skuadrës së tyre të preferuar e cila luante me porta të mbyllura për çerekfinalen e Champions League.

Njëri prej lojtarëve ka nisur të festojë fitoren në stadium ku sipas tyre edhe pse një xhest jo i mirë, i konsideruar vetëm disa minuta pasi Juventus deklaroi rastin e parë në botë me virus në Serinë A. Bëhet fjalë për Daniele Rugani. I njëjti lojtar i cili ka dashur t’i siguronte për fitore tifozët nëpërmjet një shënimi në rrjetin Twitter.

Lojtarët bardh e blu, janë futur që nga fundjava e kaluar në karantinë. Cristiano Ronaldo i cili është kthyer në Porguali për të parë nënë e tij të sëmurë, vazhdon të qëndrojë në vendlindje

Ndërkohë ndalon edhe liga spanjolle e futbollit të paktën për dy turne. Njëri nga lojtarët e Real Madrid ka rezultuar pozitiv, ndërkohë që për klubin madrilen ka ardhur edhe protokolli i sigurisë, si për skuadrën e basketbollit ashtu edhe për atë të futbollit, duhet të futen të gjithë në karantinë dy javorëshe.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet