''Ka qenë shumë e lehtë t’i motivosh futbollistët për këtë ndeshje''

Trajneri serb ka ripërsëritur se përfaqësuesja serbe mendon vetëm për futboll dhe për asgjë tjetër në këtë ndeshje

TIRANË -Trajneri i Serbisë, Radovan Curcic dhe kapiteni i Serbisë, Branislav Ivanovic, në një konferencë për mediat pohuan se kishte ndodhur një incident i vogël rrugës për në Tiranë. U qëllua me gurë autobusi, por nuk ka patur problem. Trajneri i Serbisë, Radovan Curçiç u shpreh se, “do mundohemi të mos mendojmë për gjë tjetër në fushë, por vetëm lojën. Sa i përket formacionit të përfaqësueses së Serbisë, trajneri serb tha se, “formacionin do ta shihni nesër në fushë”. Trajneri serb ka ripërsëritur se përfaqësuesja serbe mendon vetëm për futboll dhe për asgjë tjetër në këtë ndeshje. Sa për motivimime lojtarëve, ai tha se, “ka qenë shumë e lehtë t’i motivosh futbollistët për këtë ndeshje”. Skuadra e tij do të hyjë në fushë për fitore, megjithëse shtoi se Shqipëria ka një skaudër të konsoliduar. “Kombëtarja jonë është ende në formim, ndërsa Shqipëria ka një skuadër të konsoliduar. Shqipëria është një ekip fortë dhe jo më kot është në vendin aktual në grupin tonë”, tha ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet