Kampionati Grek. Presidenti i PAOK-ut të Selanikut futet në fushë i armatosur me pistoletë

Ndeshja më e rëndësishme në kampionatin grek mes PAOK-ut të selanikut dhe AEK Athina, është pezulluar pasi presidenti i PAOK-ut ka hyrë në fushë i armatosur me pistoletë. Ivan Savvidis është përpjegur të kundërshtojë rezultatin pasi në minutën e 89 ndeshja ka përfunduar në rezultatin 0-0. Futbollistët e AEK janë larguar nga fusha duke u shprehur të pakënaqur për sigurinë e tyre dhe nuk janë kthyer më në fushë.

Ndeshja zyrtarisht është braktisur dy orë më vonë nga ku është marrë edhe vendimi. Fifa ka deklaruar se është vënë në djeni për këtë ngjarje dhe se “dënon me çdo mënyrë një sjellje të tillë” por ka shtuar se masat për disiplinë do të merren pas vendimit të Federatës Greke të Futbollit.

Ministri grek për Kulturën dhe Sportin, Georgios Vassiliadis, ka thënë se situata është e nderë. Savvidis, njëri nga grekët më të pasur, ka lindur në Gjeorgji me origjinë greke dhe është një ish-pjestar i parlamentit rus. Ai i kërkoi skuadrës së tij të ndaloj ndeshjen dhe të largohen nga fusha me armë në brez dhe duke bërtitur me të madhe, derisa truprojat ndërhynë për ta larguar nga fusha. PAOK është skuadra e tretë në listën e skuadrave më të mira greke dhe mund të kishte ndryshuar renditjen me vetëm 2 pikë nëse do fitonte me AEK.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet