Kampionati kombëtar Shqipëri - Kosovë/ Piloti Xhonatan Islami merr vendin e parë në fluturimet e lira

Nga data 1-3 Nëntor në Prishtinë u mbajt etapa e katërt e Kampionatit kombëtar Shqipëri - Kosovë në fluturimet e lira, disiplina preçizion. Etapa u zhvillua në një organizim shumë të mirë të aeroklubit mikpritës Shqiponjat e Kastriotit. Për shkak të kushteve jo të mira meteorologjike, u zhvillua vetëm dita e parë e garës, që mbylli gjashtë raunde nga tetë që ishin gjithsej dhe maksimumi.

Në fund të raundeve u shpall fitues piloti Xhonatan Islami me 18 cm., i dyti përsëri një tjetër pilot Arber Xhaja me 23 cm. Vendi i tretë i takoi pilotit nga Maqedonia Adam Spirkoski. Lufta për podiumin e këtij viti ishte e fortë. Pas përfundimit të kësaj gare në pritje finalja e madhe e kampionatit shqiptar të këtij viti, që do të mbahet në Korçë në datat 27-29 Dhjetor, Korça Open Air.

Aktiviteti është i hapur për të gjithë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet