Kanadaja dhe Australia nuk do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike 'Tokio 2020'

“Kanadaja dhe Australia nuk do të dërgojnë atletët e tyre në Lojërat Olimpike Tokio 2020, për shkak të rrezikut të infektimit me koronavirus”. Komitetet Olimpike të të dyja vendeve, kanë dalë në këtë përfundim në një deklaratë të botuar online veçmas. Të dyja vendet madje kanë kërkuar edhe shtyrjen e zhvillimit të lojërave në vitin 2021.

“Ne e kuptojmë vendimin që bëhet në lidhje me problematikat në lidhje me shtyrjen e lojërave, por për ne asgjë nuk është më e rëndësishme se siguria personale dhe shëndetësore e atletëve dhe komunitetit botëror. Kjo nuk është vetëm për shëndetin e atletëve, por për shëndetin e publikut”.

Komiteti Olimpik Australian dhe drejtuesit e tij u mblodhën në një telekonferencë duke vendosur unanimisht se “grupi olimpik australian nuk mund bëjë asgjë tjetër përveçse të bashkohet me atë që po ndodh nëpër botë”. Komiteti ka shtuar se “atletët tanë duhet të kenë shëndetin priroritar, për ata që janë përreth tyre, si dhe të rrikthehen shëndoshë e mirë pranë familjeve të tyre”.

“Është e qartë se lojërat nuk mund të mbahen në Korrik”, ka deklaruar Ian Chestarman, shefi i skuadrës austaliane në Tokio. “Atletët tanë kanë qenë të shkëlqyer në sjellje, stërvitje dhe përgatitje, por stresi dhe pasiguria po ndikojnë shumë tek ata”. Chestarman deklaron se lojërat duhen shtyrë për një vit më vonë.

“Atletët duan jashtë mase shumë të marrin pjesë në lojëra, por ata nga ana tjetër janë duke marrë përsipër edhe rrezikun e shëndetit personal. Ne duhet t’u japim atyre sigurinë dhe ja ku po e bëjmë”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet