Klevis Çelaj, kampionin e boksit e sponsorizojnë qytetarët

Klevis Çelaj kampioni i boksit në peshën 52 kg., fitoi simpatinë e shumë kujt me deklaratën e tij të sinqertë nga televizioni, ku u shpreh hapur se Ministria e kulturës i kishte dhënë vetëm 14 mijë Lek si shpërblim për titullin kampion.

Çelaj u shpreh se jetonte në një gjëndje të vështirë ekonomike, dhe mesazhi prekës përloti shumëkënd.

Kanë qenë vetë qytetarët ata që filluan të dhurojnë në llogarinë e tij bankare shuma parash, në shenjë vlerësimi për punën e tij dhe medaljet e arit. Ky është një prej atyre rasteve kur shteti duhet vetëm për pasaportë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet