Kombëtarja nis përgatitjet për Francën. Ajeti në krah të Mavrajt

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjen për ndeshjet ndaj Francës. Ditën e djeshme, kuqezinjtë zhvilluan dy seanca stërvitore, një paradite dhe një pasdite. Titullarët ndaj Zvicrës, ushtruan kryesisht ushtrime shkrydhëse, ndërkohë që pjesa tjetër zhvilloi ushtrime me ngarkesë të lartë fizike.

De Biasi gjatë stërvitjes u përqëndrua në ushtrimet taktike, sidomos në fazën mbrojtëse, ku duhet të vendosë se cili do të luajë përkrah Mavrajt në qëndër të mbrojtjes, pas përjashtimit me karton të kuq të Canës. Alternativa më e mundshme është Ajeti, por nuk përjashtohet edhe mundësia e Kukelit, i cili ndaj Zvicrës ishte një nga më të mirët në fushë për kombëtaren tonë.

Gjatë ditës u zhvillua edhe një mbledhje me futbollistët, për të analizuar dhe shmangur gabimet, para sfidës me Francën. Stërvitja e së dielës është ndjekur edhe nga disa tifozë, të cilët kanë qënë të pranishëm në komleksin Perros Guirec, ku kombëtarja vijon përgatitjet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet