Kombëtarja niset drejt Kazakistanit. Kuqezinjtë marrin përgjigjen e testit COVID

Kombëtarja “zhytet” totalisht në atmosferën e ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Mëngjesin e sotëm ekipi ynë është nisur për në Kazakistan aty ku do të luajë edhe ndeshjen e parë ndaj vendasve të dielën më 11 tetor të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Lajmi i mirë për kuqezinjtë është se të gjithë futbollistët kanë rezultuar negativ në testin e COVID-19 që kanë bërë dhe në këtë mënyrë trajneri Edoardo Reja do ta ketë grupin të plotë ,të paktën ata që janë të gatshëm.

Kombëtarja do të ketë shumë mungesa në dy ndeshjet me Kazakistanin dhe Lituaninë por do të kërkojë t’u marrë maksimumin këtyre dy përballjeve që janë vendimtare për renditjen në grupin e Ligës së Kombeve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet