Kosova ndeshet sot me Greqinë në Athinë. Dardanët luajnë me disa mungesa

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë në mbrëmje përballë Greqisë , një sfidë që do të vendose shumë lidhur me fatin e dardanëve.

Megjithatë skuadra e Bernard Shaland do e ketë shumë të vështirë, kjo për shkak të mungesave të rëndësishme që kosovarët kanë. Tekniku Beranrd Shaland do duhet të bëjë pa 3 futbollistë me peshë si Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova.

Kjo edhe për shkak se gjendja fizike e lojtarëve në dy ndeshjet e kaluara ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë nuk ishte aspak e mirë. Në konferencën për shtyp , trajneri Shaland tha se pavarësisht mungesave, lojtarët do të japin maksimumin.

Tekniku zvicerian vlerësoi maksimalisht një kundërshtar si Greqia ndërsa tha se edhe humbja nuk do të ishte një turp. ”Unë nuk dua të humbas, por nuk është turp të humbim nga Greqia. Është ekip me traditë e me lojtarë të mirë dhe që ka prodhuar lojtarë të mëdhenj. Ne luajmë në Ligën C dhe nuk mund të themi se mund të fitojmë gjithsesi ndaj Sllovenisë dhe Greqisë të shënosh nuk është e lehtë. ”

Ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës do të zhvillohet në Stadiumin Olimpik të Athinës, pa praninë e tifozëve në orën 20:45.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet