Kryeministri Isa Mustafa shpërblen me €20 mijë Majlinda Kelmendin

Në një ceremoni zyrtare, të organizuar në ambjentet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në të cilën morën pjesë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, u dha shpërblimi shtetëror për xhudisten Majlinda Kelmendi, fituese e Medaljes së Artë në Kampionatin Evropian të Shudos, që u mbajt në Rusi, për Nora Gjakovën, fituese e Medaljes së Bronztë në këtë kampionat, si dhe për trajnerin e xhudisteve, Driton Kuka. Kryeministri Mustafa i pranishëm në këtë takim ka vlerësuar lartë paraqitjen e sportistëve kosovarë në garat ndërkombëtare, dhe njëkohësisht premtoi mbështetje për ta. Shpërblimet Shtetërore për 'Sportistët që arrijnë rezultate kulmore', jepen në bazë të Rregullores Nr. 15/2013 për Ndarjen e Shpërblimeve Shtetërore për Sportistët që Arrijnë Rezultate Kulminante në Garat Ndërkombëtare, dhe sipas kësaj rregullore, fituesja e Medaljes së Artë shpërblehet me shumën prej 20 mijë eurosh ndërsa fituesja e Medaljes së Bronztë shpërblehet me 8 mijë euro. Ndërkaq, trajneri shpërblehet me gjysmën e shumës së fituesve, 10 mijë, përkatësisht 4 mijë eurosh.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet