Leo Messi dhe Pepe Guardiola dhurojnë nga 1 milion Euro sejcili në luftë kundër koronavirusit

Lojtari i barcelonës Lionel Messi së bashku me menaxherin e Manchester United, Pep Guardiola, kanë dhuruar sejcili nga 1 milion dollarë në luftë kundër koronavirusit. Lojtari argjentinas, e ka ndarë për gjysmë shumën e dhuruar mes Klinikës Spitalore në Barcelonë dhe pjesën tjetër për vendin e tij të lindjes. “Leo Messi ka bërë një donacion për klinikën për të luftuar Covid-19”, ka shkruar në Twitter, Klinika Spitalore e barcelonës. “Faleminderit shumë Leo për ndihmën dhe suportin tënd”.

Ish-lojtari i barcelonës dhe menaxheri Guardiola, e ka dhënë ndihmën e tij në fushatën e lançuar nga fondacioni Angel Solier Daniel dhe Kolegji Mjekësor i barcelonës. “Pep Guardiola ka dhënë ndihmën e tij një milionëshe për fonancionin Angel Soler Daniel duke ndihmuar në blerjen e materialeve shëndetësore për të luftuar koronavirusin”, shkruhet në një deklaratë nga kolegji.

Përpara se Guardiola dhe Messi të jepnin shumën e tyre, fushata shkoi deri në 33 mijë Euro për tre ditë. Spanja është një nga vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit në Europë pas italisë me 2.699 viktima dhe mbi 40 mijë të infektuar. Rajoni i katalonjës nga vjen Gladiola dhe Messi ka jeuar atje prej shumë vitesh, është njëra nga zonat më të goditura në vend.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet