Leo Messi i shpall 'luftë' Barcelonës

Lionel Messi përsonazhi i verës në futbollin botëror, ka thyer heshtjen. Nëpërmjet babait të tij agjent, ylli argjentinas i ka kthyer përgjigje Ligës së futbollit në Spanjë, ku sqaron se “klauzola prej 700 milionë Euro që kishte me Barcelonën, ka përfunduar në fund të sezonit 2019-2020 dhe nuk është më e vlefshme”.

Ndryshe nga sa u raportua një ditë më parë, mesa duket nuk ka asnjë kthim pas nga Messi dhe duket se vendimi për t’u larguar menjëherë nga katalanasit nuk ka ndryshuar. Pas kësaj komunikate është me e qartë se kurrë tashmë se Messi dëshiron të mos vazhdojë me bashkëpunimin shumëvjeçar me Barcelonen dhe nuk është gati as të paguajë klauzolën e çmendur prej 700 milion Euro për të cilën bëhet edhe debate.

Babai i tij menaxher, Jorge Messi ka tre ditë që ndodhet në Barcelonë në përpjekje për të zgjidhur situatën. Fillimisht ishte liga spanjolle e cila i doli në mbështetje presidentit Bartomeu duke sqaruar se Messi dhe klauzola stratosferike ishte në fuqi e për këtë arsye babi i lojtarit u ul në tavoline me bosin e klubit blaugrana”.

Ditën e enjte pati edhe deklarata të forta se “Messi kishte ndërruar mendje dhe se do të luante edhe sezonin e fundit me Barcelonën para se të largohej si lojtar i lirë”. Mirëpo kjo komunikate e kësaj të premteje përmbys sërish situatën dhe konfirmon nisjen e një lufte ligjore mes palëve.

Mbetet për t’u parë nëse palët do të vazhdojnë të jenë kaq larg njëra-tjetres apo dikush mes Messi-t dhe Bartomeut në këtë rast do të tërhiqet, me Manchester Cityn dhe Guardiolën që qëndrojnë në horizont dhe shpresojnë ta kenë lojtarin në gjirin e tyre sa më shpejt dhe të mbuluar me para.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet