Liverpool, Klopp: ''Jam 'normal one' ''

Menagjeri i ri i Liverpool më parë lëshon një mesazh të qartë për tifozët e klubit angelez: ''Duhet të ndryshojmë, nga pesimistë në optimistë, tani''. Pastaj në konferencë: 'Mou &a

Hermesnews - Jurgen Klopp është zyrtarishtë trajneri i ri i Liverpooli-t. Zyrtarizimi ka ardhur gjatë mbrëmjes së djeshme. Sot konferenca e shtypit e prezantimit të trajnerit të ri të angelezve qe para se të takonte gazetarët ka dashur të dërgoje, falë kanalit në facebook të klubit britanik, një mesazh të fortë e të qartë për të gjithë tifozët e Liverpooli-t: ''Duhet të ndryshojmë, nga pesimistë në optimistë. Të besojm tani!''. Pastaj një e qeshur para kamerave të Liverpool TV duke konfirmuar humorin e mirë të teknikut ish-Borussia Dortmund, në aventuren e parë largë Gjermanis.

''Jam 'normal one' '' - Pastaj gjatë konferences për shtyp të prezantimit thënja me efekt: ''Mourinho është vetë quajtur 'special one' në ardhjen e vet në Angli? Nuk dua të përshkruaj veten time. Jam thjeshtë 'normal one'. Tani duhet të na jepni kohë, mundet të fitojmë titullin në katër vite. Nëse sdo jetë kështu do shkoj të stërvis në Zvicer. Besoj në potencialin e kësaj skuadre por nuk mund të krahasohet kjo situatë me atë te Borussia Dortmundi-t. Un trajner i Liverpooli-t? Jam vërtet me fat. Nuk jam një ëndërrimtar por ky është vendi ideal për kush është një romantik i futbollit dhe unë jam. Ky është nje nga kampjonatët më të vështirë në botë por duhet të ndryshojm sjellje dhe të bëhemi optimistë. Këtu nuk po flasim për një klub normal, por për një shoqëri speciale. Jam krenar të stërvis një skuader si kjo''.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet