Liverpool-Sevilla finalja e Europa League

Liverpool dhe Sevilla do të diskutojnë ndërmjet tyre trofeun e Europa League. Këto skuadra arritën të prenin një biletë për në finale respektivisht ndaj Vilareal dhe Shkhtar Donetsk. Të besuarit e Klopp, do ët synojnë ti heqin nga duart spanjollëve trofeun e tretë rradhazi. Lojtarët e Liverpool-it, zbatuan më së miri urdhërat e trajnerit të tyre, duke fituar bindshëm 3-0 ndeshjen e kthimit ndaj ‘nëndetëses së verdhë’. Ndryshe nga anglezët, Sevilla vinte më e favorizuar pas rezultatit 2-2 në ndeshjen e parë. Mëgjithatë spanjollët nuk i lanë asgjë rastësisë, duke fituar me rezultatin 3-1. Finalja e Europa league mes Liverpool dhe Sevilla, do ët luhet më 18 maj në Basel, në stadiumin St, Jakob-Park të Bazelit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet