Loja e Brixhit, vjen në një turne miqësor në Tiranë

Në kuadër të përgatitjes për Kampionatin Boteror të Brixhit që zhvillohet në Nëntor në Izrael, në Rogner u zhvillua një Turne ndërkombëtar miqësor Brixhi, ku morën pjesë rreth 70 lojtarë të huaj dhe 20 nga Federata e shqiptare e Brixhit. Lojtarët e përfaqësueses sonë arriten rezultate prestigjoze duke zënë vende nderi. Si rezultat i impenjimit serioz të Federatës Shqipëtare të Brixhit lojtarët e përfaqësueses sonë ndjehen shumë optimistë për një përfaqësim dinjitoz në Kampionatin Botëror, duke ruajtur traditën tepër pozitive të kësaj përfaqësueseje në përfaqësimet e Kampionateve botërore siç kanë bërë në 2008, në Pekin dhe 2010 në Filadelfia. Në gjirin e përfaqësueses sonë ka dhe të rinj të talentuar. Mbetet për tu zgjidhur problemi i mbështetjes financiare nga institucionet shtetërore për mundësimin e pjesëmarrjes në këtë kampionat botëror, akoma në heshtje. Sporti i bukur i Brixhit si sport i mendjes po gjen një përhapje optimiste në të rinjtë shqipëtar. Morën pjesë 64 çifte me lojtarë nga Norvegjia, Danimarka dhe Finlanda. Në përfundim në vend të parë u renditën të rinjtë e talentuar shqiptar, Klement Agolli dhe Florian Selmanaj dhe në vend të dytë mjeshtrat e Federatës sonë Kostandin Kapo, Enis Fani.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

2 Komentet

  1. Kostandin Kapo  e Enjte 11 Tetor, 2018

    Tatjana . Me telefono ne nr.0682020202 dhe te orientoj per regjistrimin ne bridge