Lojërat Olimpike 'Tokio 2020' mund të shtyhen deri në fund të vitit për shkak të koronavirusit

Ministrja japoneze për lojërat olimpike dhe paralimpike në Tokio, Seiko Hashimoto, ka deklaruar se “Lojërat Olimpike Tokio 2020 mund të shtyhen për t’u zhvilluar deri në fund të vitit”. Në një kontratë të firmosur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, qyteti organizator dhe organizatat olimpike, deklarohet se “këto institucione kanë të drejtën e ndalimit ose shtyrjes së lojërave olimpike në raste epidemish ose gjendje të jashtëzakonshme”.

Deklarata është bërë nga Hashimoto në Dhomën e Lartë gjatë mbledhjes së komitetit, duke shtuar se “vendimi është shumë i rëndësishëm për t’u marrë dhe se për momentin lojërat verore mund të zhvendosen për t’u zhvilluar në fund të vitit”.

Hashmoto ka nënvizuar edhe faktin se qeveria dhe bashkia e Tokios janë duke punuar fort që të bëjnë të mundur që zhvillimi i lojërave të vijojë sipas planit të parashikuar. “Komiteti organizativ, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Bashkia e Tokios, janë duke punuar shumë fort në mënyrë që të krijohet mundësia e hapjes së lojërave më 26 Korrik siç është parashikuar. Qeveria do të verë në dispozicion gjithçka ka në dorë për të bërë të mundur këtë plan”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet