Lojërat Olimpike të Tokios nuk do të zhvillohen më, nëse nuk mbahen vitin tjetër. KON merr vendimin përfundimtar

“Lojërat Olimpike të Tokios nuk do të zhvillohen më, nëse ato nuk do të bëhen më 2021”, ka deklaruar presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach. Lojërat të cilat ishin vendosur për t’u zhvilluar nga Korriku deri në Gusht të këtij viti, u shtynë për një vit më vonë më 23 Korrik deri më 8 Gusht 2021, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në muajin Prill, shefi i lojërave në Tokio, Toshiro Muto, ka dënuar shtyrjen e mëtejshme, përpara se kryeministri i vendit Shinzo Abe ta bënte të qartë se lojërat nuk do të zhvillohen më nëse nuk merren masa ndaj Covid-19. “Nuk mund të punësohen përgjithmonë nga 3.000 deri në 5.000 persona për organizimin e komitetit”, ka thënë Bach. “Nuk mund të ndryshohet çdo vit i gjithë programi sportiv për federatat e mëdha. Nuk mund të lihen atletët të jenë të pavendosur”,

Edhe pse Bach e bëri të qartë komentin për zhvillimin e lojërave në Korrik të vitit tjetër, ai shtoi se duhet parë mbi të gjitha masat e shëndetit, mbase karantinë për një pjesë atletësh ose edhe për pjesmarrës të tjerë.

“Ka shumë obsione në lidhje me këtë fakt, saqë nuk është e mundur të zgjedhësh disa”, shton Bach, duke thënë se vendimi përfundimtar do të merret vetëm kur të shihet një “pasqyrë e pastër” se si bota do të jetë gjatë kohës kur edhe lojërat do të bëhen gati.

Duke folur për një mundësi të zhvillimit të lojërave shumë shpejt, Bach deklaron se “kjo nuk është ajo që dua. Por kur të vijë koha do të merret edhe vendimi. Do të doja të merrja disa kohë më tepër nga ju për konsultim edhe me atletët, Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe partnerët japonezë”, thekson Bach.

Të enjten e kaluar, qeveria japoneze vendosi të vendosë gjendjen e emergjencës përpara planit për 39 nga 47 prefekturat e vendit, por Tokio do të jetë në gjendjen e emergjencës, pasi janë rritur rastet e të infektuarve me Covid-19.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet