Lokomotiva e moskës në zi. Futbollistit të saj i bie infarkt teksa stërvitej personalisht

Tragjedi në futbolli rus. Innokentiy Samokhvalov, 22 vjeç, lojtar i Lokomotivës së moskës, klubi i kategorisë së parë ruse, ka vdekur sot teksa ishte duke kryer një seancë stërvitore. Sipas informacionit të deritanishëm, mendohet se vdekja e futbollistit të ketë ardhur si shkak i një ataku kardiak. Kjo është deklaruar edhe nga klubi moskovit i cili ka thënë se “ngjarja ka ndodhur gjatë momenteve të stërvitjes personale të lojtarit”.

Në Rusi, ashtu si edhe për pjesën tjetër të popullit, sportistët janë në izolim në tentativë për të bllokuar përhapjen e koronavirusit. Shokët e Kashas deklarojnë se kolegu i tyre ishte njeri shumë i qeshur dhe e donte sportin. La pas gruan dhe djalin e vogël.

“Innokentiy është ndjerë keq gjatë stërvitjes individuale në ambjentet ku stërvitej”, ka postuar në rrjetin Twitter, Lokomotiva e moskës. Arsyet që kanë çuar provokimin e vdekjes së tij, janë ende të paqarta, ndërkohë që do të jetë autopsia që do të nxjerrë edhe rezultatin përfundimtar.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet