Luhet sot ndeshja Skënderbeu - Dinamo e Kievit, forcat policore rrethojnë Elbasanin

Do të luhet mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena” në orën 21:05 ndeshja mes F.K.Skëndërbeu, Shqipëri dhe Dinamo e Kievit, Ukrainë. Për të siguruar që çdo gjë mes tifozëve të shkojë mirë, janë angazhuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe rreth 100 efektivë policie. Gjithashtu do të ketë bllokim të disa akseve rrugore duke nisur nga ora 18:30 në segmentin rrugor nga "Kryqëzimi i Bulevardit "Qemal Stafa" me rrugën "Kamber Sejdini" deri tek "Kryqëzimi i tapetave" deri në përfundim të takimit dhe largimit të ekipeve nga stadiumi. Lëvizja e mjeteve të ekipit vendas dhe të huaj, do të bëhet në rrugen "Lulet"- Posta -Bashkia - Stadium e kthim. Aksi rrugor nga sheshi I stadiumit, Kryqëzimi I tapetave, ish-konservimi për daljen në unazë dhe në Spitalin Rajonal do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet