Majlinda Kelmendi 'legjenda e xhudos'. CNN, kronikë speciale për ikonën e sportit

Kur Majlinda Kelmendi lufton për titull, një komb i tërë mban frymën. 26 vjeçarja është më tepër se një talent i xhudos. Ajo është ikona më e madhe sportive e kosovës. Fytyra e saj ndodhet në reklama gjithkund qytetit të saj të lindjes, Peja, qytet ku banorët flasin me krenarinë më të madhe për kampionen e vendit në olimpiada dhe kompeticione të tjera ndërkombëtare. Fama e saj është aq e madhe saqë edhe gjenerata e re e vendit po ndjek rrugën e saj ashtu si kampionia e xhudos për të rinj Distria Krasniqi në Paris dhe Akil Gjakova në slalomin gjigand me medalje të artë.

“Përmes xhudos unë u bëra dikush”, thotë Kelmendi për një media të njohur vetëm disa ditë para olimpiadës Rio 2016. “Unë nuk e bëj për para, nuk e bëj sepse dua të bëhem e famshme. Unë bëj xhudo sepse e ndjej, e dua dhe më bën të ndihem shumë mirë dhe speciale”. Tre shkronjat në veshjen sportive “KOS” në kurrizin e majlindës, janë më tepër se për të treguar vendin e origjinës. Ato janë shkronja të identitetit për vendin që sapo është krijuar. Në momentin kur ajo mbante në duar flamurin kombëtar të kosovës në olimpiadës e Rios gjatë ceremonisë së hapjes, pothuajse e gjithë përgjegjësia e mbajtjes së peshës së fitores për vendin rëndoi mbi të. Dhe ajo nuk zhgënjeu.

Majlinda mundi kampionen e botës Mista Nakamura nga Japonia duke fituar edhe një tjetër medalje të artë ndaj sportistes italiane Odette Giuffrida. Vetëm një pikë në finalen e madhe dhe për të ishte e mjaftueshme për të fituar medaljen e artë në olimpiadë. “Ishte gjithçka për mua”, tha Kelmendi e cila shpërtheu në lot pasi doli nga pista e ndeshjes. “Njerëzit dhe sidomos fëmijët në Kosovë më shohin si një heroinë. Unë vetëm sa ua provova se edhe pas luftës nëse ata e duan vërtet diçka mund të arrijnë. Nëse ata duan të bëhen kampionë olimpikë, ata munden edhe pse mund të vijmë nga një vend i vogël dhe i varfër”.

Vendi europian me mbi 2 milion banorë, sapo është njohur zyrtarisht nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në vitin 2014. Por deri para arritjes së kësaj faze, asaj i është kërkuar që për një afat kohe Majlinda të mbajë të veshur bluzën e shqipërisë në olimpiadën e londrës 2012. E kërkuar nga Azerbajxhani dhe e shtyrë për të përfaqësuar një vend tjetër, Majlindja ka vendosur të qëndrojë për vendin e saj. Trajneri Dritan Kuka ka thënë se vendimi nuk është i lehtë. “Vendimi është shumë i vështirë. Familja e majlindës po kalon periudhë të vështirë financiare. Edhe ata e shtyjnë atë të përfaqësojë vende të tjera pasi kështu ajo do të fitojë shumë para dhe do të jetojë shumë më mirë”.

Për fat të mirë, Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka ndihmuar për majlindën të ndeshet për kosovën dy vjet më parë, duke arritur me fitoren e medaljes së parë të artë në vitin 2013 si edhe në lojërat e Rio de Janeiros. Por kur u ndesh për kurorën e 52 kilogramëve në kampionatin botëror në Chelyabinsk 2014 në Rusi, Majlinda u detyrua të ndeshet pa fanellën e kosovës, duke përfaqësuar vetëm federatën. Vendi organizes, Rusia që vazhdon të ndihmojë serbinë, kosovën e quan territor dhe nuk e njeh si shtet të pavarur.

Në dhjetor të vitit 2014, Majlinda Kelmendi është quajtur si “xhudistja më e mirë në botë”, duke fituar një shumë prej 50.000$ nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos. Që prej asaj kohe, ajo vazhdon të fitojë njëra pas tjetrës medaljet si në Kampionatin Europian dhe Slalomin Gjigand, duke vazhduar edhe me medaljet në olimpiada. “Kur u njohëm zyrtarisht nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, ka qenë gjëja më e bukur që më ka ndodhur mua edhe vetë kosovës. Jo vetëm si sport por edhe për vendin, sepse tashmë sportistët dhe fëmijët mund të ëndërrojnë të jenë pjesë e olimpiadave duke përfaqësuar kosovën”, ka thënë kampionia.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet