Maradona akuzohet nga gazetarja ruse për ngacmime seksuale në Shën Petërburg

"Diego Armando Maradona ka tentuar të abuzojë me një gazetare në Rusi, gjatë kohës kur ishte i ftuar për finalen e kupës së konfederatës mes gjermanisë dhe kilit". Akuza është publikuar nga e përditshmja spanjolle El Mundo me dëshminë direkte të reporteres ruse Katerina Nadolskaya. Takimi siç shkruan edhe gazeta, ka ndodhur në një hotel në Shën Petërburg, por burime informative theksojnë se futbollisti e ka nxjerrë me zhurmë jashtë, pasi ata janë takuar në dhomën e tij me arsyen e marrjes së intervistës.

Stafi i avokatëve të Maradonës thekson se gruaja në dhomën e hotelit ka nisur të ngacmojë futbollistin argjentinas me pyetje intime deri tek prekjet në pjesë të ndryshme të trupit. Maradona ka nisur të bërtasë pasi ka parë se çfarë pyetjesh dhe veprimesh po i bënte Nadalskaya. “Isha shumë e frikësuar dhe isha gati të lajmëroja policinë. Por më pas njëri prej miqve të tij ka nisur të më ndalojë duke më hedhur në fytyrë në tufë parash”, ka thënë gazetarja ruse për të përditshmen spanjolle.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet