Maradona padit Netflix dhe Sorrentino për filmin 'Ka qenë dora e Zotit'

Diego Armando Maradona është duke krijuar një denoncim kundër regjizorit Paolo Sorrentino dhe Netflix, për filmin e ardhshëm të regjizorit, për kanalin transmetues dhe flimin “Ka qenë dora e Zotit”. Sipas avokatit të futbollistit, Matias Morla, Sorrentino dhe Netflix kanë përdorun imazhin e futbollistit pa marrë interesimin dhe lejën e tij për të bërë filmin.

Morla është revoltuar në rrjetin social Twitter duke kërcënuar regjizorin dhe rrjetin e filmave “për përdorim pa lejë të markës së regmistrimit”. Titulli i filmit i prodhuar nga The Apartment, është një referim ndaj “frazës” së ish-kampionit argjentinas të botës, i përdorur për përshkrimin e golit të tij të parë në ndeshjen kundër anglisë në Kupën e Botës 1986, kur Maradona bëri golin me dorë kundër Peter Shilton, i cili ka thënë se “nuk do t’ia falë kurrë”.

Duke reklamuar filmin javën e kaluar, Netflix kishte deklaruar se do të jetë një film për sportin e meshkujve më tepër se një film mbi Maradonën. “Për herë të parë në karrierën time po bëj një film intim dhe personal, një romancë të bashkimit të lumturisë dhe dhimbjes”, ka shpjeguar Sorrentino pas kthimit nga Napoli mbi rininë e futbullistit të viteve 80-të, gati 20 vjet pas filmit të tij më të fundit “Njeriu më tepër”.

Futbollisti argjentinas ishte ylli i skuadrës i atyre viteve duke qëndruar edhe tani një ikonë e vërtetë për të gjithë. I njëjti Sorrentino është tifoz i napolit dhe Maradonës, gjithashtu. Si falenderim në atë kohë për filmin, Diegoja i ishte përgjigjur napoletanit “Faleminderit Maestro”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet