Maratona Ndërkombëtare e Pekinit do të shtyhet për shkak të koronavirusit

Maratona Ndërkombëtare e Pekinit, një ngjarje e shënuar me rastin e Festivalit Ndërkombëtar të Vrapimit në Pekin, i cili si çdo vit organizohet në datën 14 Prill, këtë vit do të shtyhet për shkak të rrezikut të përhapjes së Covid-19, kanë deklaruar organizatorët në kryeqytetin kinez.

“Në linjë me rregullat e tjera të parandalimit dhe dezinfektimit për Covid-19, ne kemi vendosur ta shtyjmë Festivalin Ndërkombëtar të Vrapimit në Pekin shkak të merakut të shëndetit të pjesmarrësve”, ka deklaruar komiteti organizative në një deklaratë për median kineze. “Data e re për ngjarjen në fjalë, do të jepet në një tjetër njoftim zyrtar”.

Festivali Ndërkombëtar i Vrapimit në Pekin ka nisur për herë të parë në vitin 1956 dhe numri i pjesmarrësve i ka kaluar nga fillimisht në 1.000 pjesmarrës në mbi 20.000 atletë deri tani.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet