Maria Sharapova i jep lamtumirën tenisit

Gjithnjë në krye e të qenit më e mira dhe më e bukura. Maria Sharapova, ka vendosur të jetë e pakapshme me 5 super turne, 36 tituj si dhe një ikonë e stilit edhe jashtë fushës. Kampionia ruse ka vendosur të largohet nga tenisi sipas menyrës së saj, me një letër në revistën Vanity Fair.

“Maria Sharapova largohet nga tenisi. Në një faqe ekskluzive për Vanity Fair dhe Vogue, legjenda e tenisit reflekton mbi karrierën e saj duke parë nga e ardhmja. Ajo pyet se si mund të hedhësh pas krahëve një jetë të cilën nuk e ke njohur?”

E zonja dhe e bukur, Sharapova tani në moshën 32 vjeçare duket se e ka mbajtur raketën e tenisit si më e mira për 28 vjet. Goditjet e para i ka bërë në moshën 4 vjeçare në një kamp në periferi të qytetit Sochi. Talenti i saj shpërtheu në stadiumin Wimbledon në vitin 2004 kundër të pakapshmes Serena Williams.

Që prej asaj kohe e ka ndjekur vetëm suksesi. Ka patur vetëm një njollë të vogël në karrierë pasi skualifikimit në finale me akuzën e përdorimit të substancave të ndaluara në janar të vitit 2016. Që nga ajo kohë mundësitë e saj në performancat e njohura dhe të pritshmërisë së Sharapovës duket se u ulën si nga vetë ajo edhe pritshmëria e trajnerëve. Mbase është më mirë të tërhiqet, në fund të fundit është një largim dhe karrierë plot sukses dhe dashuri.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet