Mariano Diaz rezulton pozitiv me Covid-19. Skuadra e Real Madridit gati për të bërë tamponin

Një lojtar i nivelit të lartë me Covid-19. Bëhet fjalë për Mariano Diaz, 26 vjeçar, sulmuesi domenikan i lindur në Spanjë dhe pjestar i skuadrës së Real Madridit. Sportisti ndodhet tashmë në vetëkarantinë, pasi ka rezultuar poztiv me koronavirus. Nuk është stërvitur me shokët e skuadrës për t’u bërë gati në sfidën e rëndësishme të radhës për Ligën e Kampioneve dhe ndeshjen kundër Manchester United e programuar për t’u mbajtur më 7 Gusht.

Pas lajmit për rezultatin pozitiv të Marianos, Zidane dhe shokët e skuadrës së Real Madridit do të jenë në fushë për përgatitje sa më shpejt që të jetë e mundur, mbase që nga kjo e Mërkurë pas kontrollit të të gjithë skuadrës nga mjekët e testimit drejtuar nga doktori Niko Mihiç. Deri në përfundimin e kontrollit, asnjë lojtar nuk do të largohet nga qendra sportive.

Në postimin e bërë në rrjetin social Twitter, skuadra e Real Madridit ka shkruar se “lojtari ynë Mariano është testuar pozitiv. Lojtari është mirë dhe ka ndjekur protokollin shëndetësor duke u izoluar në shtëpi”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet