Marotta, drejtori i ri sportiv i Interit

Sipas Mediaset Sport mungon vetëm zyrtarizimi, por Beppe Marotta do të jetë drejtori i ri sportiv i “Interit”. Për ish drejtuesin e “Juventusit” është gati një kontrata 3 vjeçare.

Misioni që ka përpara Marotta, është i ngjashëm me atë të vitit 2010, kur mori drejtimin e “Juventusit”, ta çoje “Interin” në majat e futbollit Europian.

Në krah do të ketë përsëri një president të ri, asokohe kishte Andrea Anjelin, sot do të ketë Steven Zhang, të dy të rinj, të dy të etur për sukses, të dy të bindur për atë që duan të arrijnë.

Ambicia e presidentit të ri të “Interit”, dhe fuqia ekonomike e grupit “Suning” që është pronar i klubit, i kanë larguar çdo dyshim Marottës.

Misioni është i qartë, por jo i lehtë, të ndërpresë hegjemoninë e “Juventusit” ne Itali dhe ti parakaloje bardhezinjtë. Mungon zyrtarizimi i marrëveshjes, por gjithçka tjetër është gati. /Ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet