Mbërrijnë trupat e lojtarëve në Brazil

Ceremoni kombëtare për nder të viktimave

Trupat e të 71 personave të vdekur nga rrëzimi i avionit me skuadrën braziliane të futbollit janë kthyer në shtëpi. Mbi 100 mijë persona kanë marrë pjesë në funeralin e zhvilluar në nderim të skuadrës Chapecoense në Chapeco. Vetëm 6 persona kanë arritur të mbijetojnë nga aksidenti tragjik i së hënës në afërsi të Medellin në Kolumbi, vend ku do të luanin ndeshjen e radhës.

Rrëzimi i avionit deri tani është ende i paqartë, por sipas disa regjistrimeve është parë se piloti ka kërkuar ulje urgjente nga kulla e kontrollit pasi avionit i kishte mbaruar karburanti. Presidenti Brazilian Michel Temer ka qenë i pari në pritjen e avionit me trupat e lojtarëve në aeroport.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet