Messi bën prapakthehu. Do qëndrojë edhe një sezon tek Barça

Prapakthehu. Çështja më e nxehtë e kësaj merkatoj “Leo Messi”, duket se do të marrë një kthesë të madhe. Argjentinasi mund të bëjë një kthim pas surprise duke qëndruar edhe një sezon tek katalanasit. Lajmi është bërë i ditur nga televizioni argjentinas TyC Sports, i njëjti burim që pak kohë më parë lajmëroi prishjen e marrëdhenieve mes Messit dhe Barcelonës.

Vendimi i presidentit Bartomeu për të mos e lënë të lirë argjentinasin pa paguar klauzolën 700 milionë euro, duket se do të ndikojë shumë tek vendimi i Messit për të mos u larguar këtë merkato. “Me 90% të mundësive, ai do të qëndrojë tek Barcelona,” transmeton media argjentinase.

Pak më vonë lajmi u konfirmua edhe nga babai menaxher i “Pleshtit” Teksa lëvizte me makinë në Barcelonë, Jorge Messi u ndoq nga gazetarja e Deportes Cuatro e cila e pyeti atë nëse ylli i futbollit botëror kishte shanse të qëndronte tek katalanasit për t'u larguar si lojtar i lirë vitin tjetër, dhe ai u përgjigj shumë shkurt: “PO”.

Sot ndërkohë mund të vijë edhe konfirmimi zyrtar mbi të ardhmen e 6 herë fituesit të Topit të Artë. Transferimi i shekullit i Leo Messit drejt Manchester Cityt mund të shtyhet për vitin tjetër teksa argjentinasit i përfundon kontrata me katalanasit në 30 qershor 2021. Deri atëherë, ndoshta tifozet blaugrana do të kenë mundësi të festojnë ende gola dhe suksese me njerin prej lojtarëve më të mirë në histori.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet