Messi dhe Neymar i bashkohen Barcelonës

Pavarësisht pushimit më të gjatë, trajneri Luis Enrique ka konfirmuar se Messi dhe Neymar janë në formë shumë të mirë

TIRANE – Lionel Messi dhe Neymar i janë bashkuar Barcelonës vetëm pak ditë më parë, pasi ishin të angazhuar në Kupën e Ameriksë.

Por, pavarësisht pushimit më të gjatë, trajneri Luis Enrique ka konfirmuar se Messi dhe Neymar janë në formë shumë të mirë.

“Messi dhe Neymar kanë stërvitur mirë, më mirë sesa vitin e kaluar kur ishin kthyer nga pushimet”, ka deklaruar Enrique.

“Unë jam shumë i kënaqur me profesionalizmin e Neymarit dhe Messit, pasi të dy kanë aftësinë për të luajtur menjëherë”, ka theksuar ai.

Kampioni i Spanjës dhe Europës me 11 gusht do te luaje ndeshjen per Superkupën e Evropës ndaj Seviljes.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet