Messi rinovon kontratën me Barcelonën deri më 2021. Mbi 700 milion Euro përfitime

Leo Messi ka rinovuar kontratën e tij më të fundit me Barcelonën deri në vitin 2021. Argjentinasi edhe më parë e ka deklaruar se do qëndrojë në klubin katalan. Por edhe çmimi që ai ka përfituar nga nënshkrimi i kësaj kontate nuk është i paktë, plot 700 milion Euro.

“Ashtu siç e kam thënë edhe më parë, kjo është shtëpia ime. Dëshira e mirë e të dyja palëve ishte që unë të qëndroja për të çuar objektivat e klubit dhe ato të mijat personale përpara. Dua të bëj historinë e kësaj shoqërie. Kemi patur shumë sfida përpara, por do të kemi edhe më tepër në të ardhmen”, ka thënë ylli argjentinas.

Duke hyrë në tregun e futbollit që në vitin 2000, Mesi ka fituar mbi 30 trofe mes të ciëave katër në Ligën e Kampionëve dhe 8 në superligë, duke mbledhur 532 gola në 602 ndeshje. E freskët është akoma edhe historia e fitorës së katërt të këpucës së artë. Sipas shtypit spanjoll, argjentinasi fiton gati 30 milion Euro në vit. Me objektivin e ribërjes edhe një herë të historisë në futboll, Messi do të jetë sërisht ylli i Barcelonës edhe për shumë kohë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet