Michel Platini apelon vendimin. CAS shpall vendim të hënën

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të marrë ditën e hënë vendimin për apelin e bërë nga Michel Platini. Francezi, i cili u pezullua nga roli i presidentit të UEFAs dhe u ndëshkua me 6 vjet skualifikim nga Komiteti i Etikës së FIFAs. Këtë vendim Plateni e ankimuar ditën e djeshme pikërisht pranë gjykatës së CAS, ku avokatët e tij kërkuan heqjen përfundimtare të dënimit. Në muajn dhjetor, Platini së bashku me Sepp Blatter u dënuan me 8 vjet përjashtim nga aktivitetet futbollistike, ndëshkim që më pas u reduktua nga Komisioni i Apelit të FIFAs në shkurtin e këtij viti. Michel Platini u ndëshkua nga Komiteti i FIFA për shkak të një pagese prej 2 milionë frangash zvicerane të marra nga ish presidenti i FIFAs, Blatter në vitin 2011.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet