Moto GP, Lorenzo fiton mes spektaklit ne Mugello

Jorge Lorenzo arriti një fitore spektakolare në Mugello, ku mposhti me vetëm 3 të mijtat e sekondës basshkëkombasin e tij Marc Marquez

Jorge Lorenzo arriti një fitore spektakolare në Mugello, ku mposhti me vetëm 3 të mijtat e sekondës basshkëkombasin e tij Marc Marquez. Xhiroja e fundit e cmimit të madh të Italisë rezervoi emocione të madhe dhe një duel të pabesueshëm mes dy pilotëve spanjollë, por në fund për pak centimetra Yamaha e Lorenzos e preku e para finishin.

I treti e kaloi finishin Andrea Ianone me Ducatin e tij, ndërsa pas italianit u rendit Dani Pedrossa. Më pas vijnë me radhë Dovizioso, Vinales, Smith, Petrucci, Espargaro dhe mbyll top 10-shen Pirro.

Mund të kishte qenë dita e Valentino Rossit, që fitoi Pole Position në provat zyrtare të së shtunës, por 37 vjecari fillimisht humbi vendin e parë, që ia rrëmbeu Lorenzo që në start, ndërsa kur kishin mbetur edhe 15 xhiro nga fundi u detyrua të tërhiqej në bokse pas problemeve që pati Yamaha e tij në motor.

Thjesht fantastik dueli Lorenzo – Marquez për vendin e parë në xhiron e fundit. Pas shkëmbimit disa herë të pozicioneve Yamaha e Lorenzos fitoi përparësi në vijë të drejtë, duke ia rrëmbër fitoren Marquezit në metrat e fundit.

Per Lorenzon cmimi i madh i Italisë ishte i treti i fituar në 5 garat e parë të vitit, e për rrjedhojë spanjolli i Yamahas kryeson renditjen për pilotë me 115 pikë, i ndjekur nga Maruez me 10 pikë më pak. Për sa i përket konstrukutorëve, Yamaha ka grumbulluar 140 pikë, ndërsa ndjek Honda me 115 pikë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet