Ndalimi i Olimpiadës në Tokio nuk është ende në axhendë. Presidenti i KON kthen përgjigje

Thomas Bach, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ka deklaruar se organizata nuk po e konsideron moszhvillimin e lojërave olimpike në Tokio për shkak të koronavirusit, madje organizata kërkon mirëkuptimin e të gjithëve. “Unë nuk dua të spekuloj, por ne u kemi borxh atletëve të cilët kanë dhënë shpirtin në stërvitje për këtë ditë. Ne i detyrohemi edhe pjesës tjetër të botës si dhe shikuesve të olimpaiadës duke thënë se moszhvillimin ose ndalimin e olimpiadës për momentin nuk e kemi futur në axhendën tonë”.

Bach, shtoi se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk do të marrë një vendim tani për tani sepse për momentin janë shumë pyetje që duhet të marrin përgjigje duke parë edhe situatën e përhapjes së virusit. Atë që e bën këtë krizë unike dhe të vështirë është paqartësia.

“Askush sot nuk mund të thotë se si do të shkojnë zhvillimet nesër, për një muaj, dhe sigurisht nuk mund të themi për katër orë. Por, do të ishte një mospërgjegjësi që të deklarohet një datë dhe të merret një vendim tani, vendim i cili do të ngrihet mbi spekulime në lidhje me zhvillimet e së ardhmes”.

Pjesa më e madhe e kupave sportive botërore janë shtyrë për më vonë, një pjesë kanë ndalur dhe një pjesë nuk do të zhvillohen më për shkak të luftës ndaj koronavirusit. Kjo ka bërë që të lindin disa prej pyetjeve nëse olimpiada duhet të mbahet. Lojërat do të nisin në Korrik.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet