Ndalohet turneu i Wimbledon për shkak të koronavirusit. Nuk zhvillohet për herë të parë që nga 1945

Turneu i tretë i kampionatit Wimbledon në tenis, si turneu më i vjetër në botë, nuk do të zhvillohet për shkak të pandemisë së koronavirusit. Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesit e turneut në një raport mediatik.

Ishte parashikuar që turneu të zhvillohej në All England Lawn Tennis & Croquet Club midis 29 qershorit deri më 12 korrik. Por, të gjitha turnetë janë ndaluar deri më 7 Qershor për shkak të pandemisë. Edhe më parë, turneu i dytë i sllallomit të madh të tenisit French Open, ka deklaruar shtyrjen e kompeticionit që do të bëhej në Paris nga maji, duke e rikonsideruar zhvillimin e tij në vjeshtë.

Wimbledon është zhvilluar që në vitin 1877, ndërkohë që ky vit do të mbante edhe numrin e 134 të turit tenistik. Më parë, turneu është ndaluar për shkak të dy luftrave botërore më 1915-1918 dhe 1940-1945.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet