Ndeshja Shqipëri-Itali/Njoftimi i Policisë-rregullat për tifozët, dhe rrugët e bllokuara

Luhet sonte në mbrëmje në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Itali. Policia e Shkodrës ka informuar të gjithë tifozat për rregullat që duhet të kenë parasyh për ti zbatuar.

“Aktiviteti sportiv është parashikuar të fillojë në orën 20:45dhe hyrja e tifozerisë, me qëllim shmangien e konfuzionit, do të nisë në orën 17:00.

Kërkojmë mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe paisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht të gjithë”.

Policia gjithashtu ka dhënë njoftimin se si do të bëhet qarkullimi i makinave.

“Për lëvizjen e automjeteve dhe parkimin e tyre do të përdoret Unaza e Qytetit Shkodër, si nga krahu lindor ashtu edhe nga krahu perëndimorë, rrugë e cila do të orientohet dhe monitorohet nga shërbime policore.

Për parkim të automjeteve në qytetin Shkodër do të përdoren këto vende:

Sheshi “Mehmet Shpendi” tek ish Ndërmarrja e Fermentimit.

Gjatësia e rrugës së Shkollës së Mesme Industriale “Arben Broci”.

Sheshi tek stacioni i trenit të udhëtarëve.

Sheshi dhe rruga tek “Fusha e Druve” në unazën lindore.

Nga ora 08:00, datë 09.10.2017 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, si dhe do të bëhet largimi i automjeteve të parkuara në këto akse rrugore:

Në rrugën “Bujar Bishanaku”, (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 08:00, datë 09.10.2017 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe nga ora 12:00 do të ketë ndalim të qarkullimit rrugor dhe ndalim të parkimit të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24:00.

Unaza perendimore,duke filluar nga Rr. “Bajram Curri”deri te Rr. “Ibrahim Rugova”.

Rruga “Muhamet Dibra” deri tek parkimi i stadiumit.

Marrja e këtyre masave bëhet për arsye se rruga “Bujar Bishanaku”, do të jetë e vetmja rrugë kryesore e hyrje-daljes së tifozave vendas dhe të huaj.

Në aksin bulevardi “Zogu i Parë” (sheshi Parrucë deri tek “Ish 5-Heronjtë”), duke filluar nga ora 10:00 do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24:00.

Do të ndalohet parkimi i automjeteve dhe lëvizja e tyre nga degëzimet e rrugës që të çojnë në rrugën “Bujar Bishanaku” dhe anasjelltas, nga ora 10:00 deri në ora 24:00.

Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën “Zyhdi Repishti” (rruga e ish poligonit të qitjes) nga ora 10:00 deri në orën 24:00”.

Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën e tregut industrial dhe fruta-perime në Zdrale nga ora 10:00 deri në orën 24:00.

Do të ketë kufizim lëvizjeje të automjeteve në orët e pasdites deri në përfundim të ndeshjes në segmentet rrugore:

“Xhabije – Parrucë”

“Sheshi 2 Prilli – Parrucë”

“Kryqëzimi i ish degës – Ish 5-Heronjtë”

“Kryqëzimi i Rusit – Ish 5-Heronjtë”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet