Ndeshja e historisë për Kosovën, por kundër Maqedonisë së Veriut rëndojnë tetë mungesa

Kosova do të luajë sonte ndeshjen më të rëndësishme të historisë, që prej krijimit të kësaj përfaqësuesje, pasi në Shkup do të përballet me Maqedoninë e Veriut për fazën ‘play-off’ të Ligës së Kombeve. Një përballje me tek ndeshje, e programuar më herët për t’u zhvilluar në qershor, por e shtyrë për shkak të pandemisë, ndërkohë që tani skuadrat vijnë me shumë ndryshime.

Për fatin e keq ‘dardanët’ e Shaland për këtë sfidë do të kenë tetë mungesa, disa prej tyre tepër të rëndësishmë. Për shkak dëmtimi nuk do jenë të disponueshëm Milot Rashica, Idriz Voca, Hekuran Kryeziu, Besar Halimi dhe Samir Ujkani. Ndërkohë për shkak të koronavirusit nuk është i gatshëm Vedat Muriqi, sulmuesi i Lazio-s, ndërsa mbrojtësi Amir Rrahmani është në karantinë me Napolin. Si të mos mjaftonin këto Bernard Berisha është lënë jashtë grumbullimit nga trajneri për arsye disipline. Gjithsesi edhe Maqedonia e Veriut ka disa mungesa thelbësore për këtë ndeshje, si futbollisti i Napolit Elmas apo ai i Genoa-s Goran Pandev.

Kosova ndërkohë u përball me një incident në stërvitjen e fundit përpara ndeshjes. Për 20 minuta u ndërpre energjia elektrike në stadium dhe futbollistët u stërvitën në errësirë. Ndeshja Maqedoni e Veriut –Kosovë do të luhet sot, në orën 20:45. Në rast kualifikimi ‘dardanët’ më pas do kenë ndeshjen e jetës për biletën e Europianit me fituesin e çiftit Gjeorgji-Bjellorusi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet