Zbulohet letra: ''nuk duhet të jeni inferior ndaj askujt''

De Biasi: ''me mua keni vetëm një mundësi, të dini në fushë e të bëheni të mëdhenj''

TIRANË - De Biasi i ka shkruar një letër e cila me pas është bërë dhe një motivim shumë i mirë për lojtarët e kombëtares sonë. Letra i është dërguar lojtarëve menjëherë pas ndeshjes me Gjeorgjinë. Prej këtu ka filluar ëndrra drejt europës në futboll. Në letrën motivuese De Biassi u kishte shkruar lojtarëve se, së bashku do të bëheshin të rëndësishëm dhe të mëdhenj. De Biasi u thotë futbollistëve se ka besim tek ata dhe se me punën e duhur do të arrijnë gjëra të mëdha. "Me mua keni do te keni vetem një mundësi - thotë de Biasi - të dilni në fushë dhe të bëheni të mëdhenj". Prej këtu mbjell dëshirën për të bërë diçka të rëndësishme: "Mund të bëheni ai grup lojtarësh, që deri më sot i kanë quajtur një grup "djemsh të mirë" ose të filloni të bëheni një grup që ka dëshirën të fitojë diçka të rëndësishme". Fitoret përgatiten dhe nganjëherë fiton ai që ka më shumë dëshirë. Kundërshtarët tuaj do të shohin një dritë, që është vendosmëria juaj, shkruhet në letër. "Nuk duhet te jeni inferior ndaj askujt" dhe e mbyll me fjalët "ka ardhur koha të kapni ato çaste që jeta ju ofron".

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet