'Nuk me le ta shoh. Ka frikë mos publikoj të vërtetën'. Ish-menaxheri i Schumacher akuzon gruan e kampionit

Willi Weber, ish-menaxheri i Michael Schumacher që nga viti 2012, kthehet të sulmojë gruan e kampionit të Formula 1. Që prej kohësh Weber ka akuzuar gruan e sportistit për “ndalim vizite”. “Ashtu si të gjithë, di që Michael pati një aksident me pasoja shumë të rënda, por do të doja të dija më tepër. Nuk di asgjë për gjendjen e tij shëndetësore dhe do të doja të dija si është tani për tani, t’i shtrëngoja dorën ose ta shihja si është. Për fat të keq, Corinna më ndalon”, ka treguar ish-menaxheri për Koln Express.

“Ka mundësi që unë të kuptoj menjëherë se çfarë po ndodh dhe ka shumë frikë se unë mund ta bëj publike të vërtetën. Megjithatë, besoj tek shërimi i tij, sepse e di që Michael është një luftëtar për jetën dhe nëse do të kishte qoftë edhe një mundësi, do ta shfrytëzonte. Nuk mund të jetë ky fundi, pasi po lutem për të dhe jam i bindur se do të kthehet sërisht pranë nesh”.

Aksidenti i rëndë mbi pistën e skive ku ngeli viktimë Michael, ndodhi vetëm dy vjet larg nga ftohja e raporteve mes ish-ferraristit dhe Weber. Menaxheri u zëvendësua nga Sabine Kehm pasi Corninna e kishte quajtur si “shumë ndërhyrës në punët familjare”.

Në intervistë, ish-menaxheri ka rikjtuar edhe momente të lumtura. “Mbi të gjitha, ka qenë botërori i parë i fituar më 1994 në Adelaide të Australisë. Ishte një fitore jo e lehtë duk ardhur më pas në rezultatin historik, nga ku ishte hera e parë që piloti gjerman u bë edhe kampion i botës”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet