PSG e nis me fitore sezonin e ri

Paris Saint Germain e nis me sukses mbrojtjen e titullit

HermesNews - Paris Saint Germain e nis me sukses mbrojtjen e titullit. Kampionët e Francës celën siparin e sezonit të ri të Ligue 1, me fitoren 0-1 në ndeshjen debutuese përballë Lille në stadiumin “Piere-Mauroy”. Një fitore minimale por që gjithsesi vlen për skuadrën e Laurent Blanc ku mungonte Zlatan Ibrahimovic i dëmtuar dhe Lavezzin ende jo në 100 përqind në stol. Gjithsesi yjet në skuadrën parizienëe nuk mungojnë dhe tekniku kishte lluksin për të hedhur përpara njerëz si Cavani, Pastore apo Lucas Moura. Gjithsesi pas një fillimi pa shumë shkëlqim gjërat u vështirësuan për PSG që mbeti me 10 lojtarë pasi Adrien Rabiot ishte i aftë të merrte dy kartona të verdhë brenda 5 minutave, fillimisht në minutën e 23 dhe pastaj në të 28 duke lënë fushën e lojës. Pas një pjesë të parë pa gola dhe shterëpsisë së rasteve ishte Lucas Moura që vendosi fatin e takimit në minutën e 57, me një goditje nga qendra e zonës pas asistit të Blaise Matuidi. Lille e Herve Renard, trajnerit që ka fituar dy Kupa Kombesh në Afrikë me Zambian dhe Bregun e Fildishtë, dhuroi një reagim të vakët pavarësisht superioritetit numerik dhe në fund PSG i gëzohet fitores së parë në kampionat. Edhe pse me një paraqitje pa shumë shkëlqim, pikët janë ato që kanë rëndësi në këtë moment për Blanc.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet