Pankina Inter, Mancini në dyshim; Thohir ëndërron de Boer

Tekniku i Inter e di se i duhet të mbyllë sezonin në vendin e tretë për të shpëtuar pankinen e sfida sonte kundër Juventus do jetë një nga 12 finalet qe nuk duhet dështuar deri në fund të se

Roberto Mancini salduar në pankinen e Inter? Absulutishtë jo. Tekniku nga Jesino do duhet të mbyllë sezonin në vendin e tretë e të arrijë kualifikimin në Champions League për tu konfermuar në 100%. Kontrata me shoqërinë e rruges Vittorio Emanuele skadon me 20 qeshor të 2017 por nëse nuk arrihet Champions, përtej përgënjështrimeve të rastit, raporti mund të mbyllet para kohe. Mancini nga profili në Twitter ka deklaruar: "Kemi 12 ndeshje për të mos gabuar. Duhet karakter, përqëndrim dhe vetëdija e mundësive tona".

Të ringrihet koka - Takimi i sotëm kundër Juventus, i vlefshëm për kthimin e gjysmëfinales të Kupës së Italisë, do mund të jetë shumë i vlefshëm jo shumë për kualifikim, i vështirë duke shikuar që zikaltrit duhet të përmbysin 3-0 të takimit të parë, sesa për moralin. Inter ka akoma mundesi për të mbyllur sezonin në vendin e tretë duke arritur fitore rradhazi, siç është kërkuar edhe nga Thohir, do mund tja hidhte akoma ndaj Romes e Fiorentines. Shoqëria është në krahun e teknikut po tani do duhet reagim dhe një provë e madhe krenarie pas dy muajsh të falimentuar ku janë humbur besushmëria dhe siguria.

Thohir kërkon De Boer - Prej muajsh po flitet për mundësin që një ditë Diego Pablo Simeone do jetë tekniku i ardhshëm i Inter. Argjentinasi, në realitet, është shumë mirë tek Atletico Madrit e vështirë të mund të lëri Atleticon për zikaltrit pa Champions. Eric Thohir është prej kohësh një admirues i Frank de Boer, trajner i Ajaxit nga 2010 me të cilin ka fituar katër kampionate e një SuperKupë Hollandeze. Aktualishtë Ajaxi është i dyti në kuoten e 61 pikëve minus një pikë nga Psv kryesuese. de Boer, është ambicios, di të punojë me të rinjtë e mbi të gjitha i pëlqen shumë presidentit zikaltër që mund të synojë ndaj ti poqëse Mancini dështon. Hollandezi ka kontraten në skadencë, si tekniku nga Jesino, me 30 qeshor të 2017 e do ishte i kënaqur të provonte një eksperjenc të re pas sezonëve në pankinen e Ajaxit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet