Panucci, i lumtur si trajner i kombëtares shqiptare

Trajneri i kombëtares shqiptare është i lumtur për gjashtë muajt e parë të punës dhe duket me besim në të ardhmen. Kështu është shprehur ai në një intervistë për mediat italiane. “Unë jam shumë i lumtur. Federata është shumë e organizuar. Ajo investon në objektet dhe në stadiume të reja. Ekipi po krijohet, qëllimi, natyrisht, është të shkojmë në kampionatin evropian". Panucci u shprreh se Shipëria nuk është si Italia që edhe pas disfatës së madhe, nuk ka bërë asnjë përparim. Mediat italiane shprehen se 45 vjeçari mori frenat në dorë pas largimit të Gianni de Biasi dhe në bazë të teknikave të mira dhe lojtarëve me perspektiva coi në rezultate mjaft pozitive për ekipin shqiptar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet