Konfirmohet trajneri i ri i Kombetares
Panucci mbërrin në Tiranë: nesër konferenca me Duken

Christian Panucci do të jetë trajneri i ri i kombëtares shqiptare. Ai është konfirmuar tashmë në krye të ekipit kombëtar të futbollit shqiptar dhe sonte pritet të mbërrijë në kryeqytet. Nesër do të dalë në një konferencë për shtyp së bashku më presidentin e federatës kombëtare të futbollit Armando Duka, i cili do të bëjë dhe prezantimin e tij zyrtar.

Pasardhësi i Gianni de Biasit, Panucci ka lindur më 12 Prill 1973 në Savona. Ai është drejtues sportiv, ka punuar si trajner dhe futbollist. Pas një karriere të pasur sportive në vendin e tij, Panucci ka patur rolin e zv.trajnerit të kombëtares ruse, të cilën e lë pas dy vitesh, për mungesa në paga. Me 2015 bëhet trajner i Livornos. Ka punuar dhe si opinionist në emisionet sportive italiane dhe ka marrë pjesë aktivisht nëpër spektakle. Trajneri i kombëtares, de Biasi dha dorëheqjen nga posti, duke e komentuar këtë me një: "besoj se ka ardhur momenti që të largohem për të kërkuar sfida të reja". De Biassi do të mbahet mend si një histori suksesi për ekipin tonë, dhe sportëdashësit shqiptarë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet