Partizani ngec ndaj Vllaznisë, Kukësi mund 3-0 në shtëpi Teutën

Partizani nuk ka arritur të shkojë më shumë sesa një barazim, nëë ndeshjen e javës së dytë përballë Vllaznisë në ‘Elbasan Arena’. Të kuqtë konfirmojnë edhe njëherë problemet në sulm, duke mos arritur të shfrytëzojnë rastet e krijuara. Ndërkohë nga ana tjetër, Vllaznia ka marë një pikë me mjaft vlera, përballë një kundërshtari jo të lehtë, duke shkuar në 2 pikë në renditjen e përgjithshme. Në ndeshjen tjetër të kategorisë superior, Kukësi mundi në shtëpi 3-0 Teutën. Kjo ndeshje pat mjaft kontestime për shkak të një penalltie shumë të dyshimtë, të akorduar nga gjyqtari Kridens Meta për verilindorët në pjesën e dytë, e cila u kthye në gol nga Pejiç. Më pas do ët dyfishonte sërish kroati, duke përfituar nga një hutim i mbrojtje durrsake dhe në fund Greca shënon dhe golin e tretë, duke vulosur rezultatin e takimit. Pas kësa ndeshje, Kukësi qëndron në vendin e dytë në ndjekje të Skënderbeut, ndërsa Teuta ndodhet në vendin e parafundit me vetëm 1 pikë të grumbulluar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet